Tashmë ka filluar riatdhesimi i shqiptarëve që kanë mbetur në shtete të ndryshme të Evropës, si pasojë e koronavirusit.
Mësohet se janë kthyer 6 shqiptarë të mbetur në Bari, me tragetin e mallrave nga Bari në Durrës nën masa të rrepta sigurie. Atyre u është kryer edhe testi i COVID-19 nga ku kanë rezultuar negativë.
Në bashkëpunim mes konsullatës shqiptare dhe autoriteteve italiane, shqiptarët e kthyer tashmë duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë në vetëkarantinim.
Ndërkohë kujtojmë se duke filluar nga dita e hënë pritet të nisin fluturimet e para për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, që siç tha kryeministri Edi Rama do të jenë falas dhe do të bëhen nga avioni “Lasgushi” i “Air Albania”.