Presidenti i SHBA Donald Trump është duke u përballur me një sfidë të vështirë nga brenda partisë së tij përpara zgjedhjeve të Shtëpisë së Bardhë të vitit të ardhshëm.
Ish-guvernatori i Massachusetts, Bill Weld, është bërë republikani i parë që sfidon Trump në zgjedhjet prtesidenciale të vitit 2020.
Weld, 73 vjeç, përballet me një betejë të vështirë për të marrë përsipër një parti republikane që është riformuar në imazhin e Trump.
Ëeld ishte guvernator i Masaçusetsit nga 1991-1997, pasi shërbeu në departamentin e drejtësisë nën presidentin Ronald Reagan.
“Unë me të vërtetë mendoj se nëse kemi gjashtë vjet më shumë gjëra të njëjta që kemi pasur nga Shtëpia e Bardhë, dy vitet e fundit, do të ishte një tragjedi politike,” tha ai në CNN. “Kështu që unë do të turpërohesha për veten nëse nuk do ta ngrija dorën dhe do të vrapoja”. Videoja e fushatës së Weld e tregon kredencialet e tij ndërpartiake si një republikan që u zgjodh në fortesën demokratike të Masaçusetsës. Prodhimi tre minutësh kontraston rekordin e tij me klipet e deklaratave provokuese nga Trump. Video përfundon me sloganin: “Një Amerikë më e mirë fillon këtu”.
Por, duke nënvizuar mosmarrëveshjet e gjata për të, udhëheqësit e partisë hodhën poshtë menjëherë fushatën e tij. “Çdo përpjekje për të sfiduar nominimin e presidentit është i detyruar të shkojë absolutisht askund”, tha Komiteti Kombëtar Republikan në deklaratë.
Vitin e ardhshëm votuesit republikanë dhe demokratë do të mbajnë zgjedhje të njohura si primarë për të zgjedhur bartësin e tyre të partisë përkatëse për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.