13:06 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Nis Lufta, SHBA-të 56 raketa mbi aeroportin ushtarak sirian “Al-Shayrat” (VIDEO)

07:23 | 07/04/2017
në Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis Lufta, SHBA-të 56 raketa mbi aeroportin ushtarak sirian “Al-Shayrat” (VIDEO)

Ashtu siç pritej në Siri ka nisur ndërhyrja amerikane për të shmangur çdo fatkeqësi që vjen nga përdorimi i armëve kimike mbi popullsinë civile. “Diçka do të bëhet”, tha presidenti amerikan Donald Trump ditën e djeshme dhe mesa duket e mbajti fjalën e dhënë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një ofensivë ajrore ndaj Sirisë, ku si objektiv i sulmeve ishte aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”. 

Marina amerikane e Mesdheut ka goditur 56 herë, me raketa “Tomahaëk”, në aeroportin ushtarak dhe zonën ku u përdorën armët kimike. Sulmi filloi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, sipas orës siriane, ose 03:40 sipas orës shqiptare.

Zyrtarët konfirmojnë se në këtë ofensivë nuk është përfshirë akoma asnjë avion luftarak, por është goditur vetëm me raketa.

Nga resorti i tij luksoz “Mar-a-Lago”, presidenti Donald Trump konfirmoi urdhërin për të  sulmuar mbi Siri dhe i bën thirrje të gjithë kombeve të civilizuara, të ndihmojnë për t’i dhënë fund konfliktit sirian.

“Sonte i bëj thirrje të gjithë kombeve të civilizuara, të na bashkohen neve, për të kërkuar t’i japim fund kësaj masakre e gjakderdhjeje në Siri dhe për t’i dhënë fund terrorizmit të të gjitha llojeve”, u shpreh Trump, menjëherë pas nisjes së ofensivës ajrore.

GJithashtu, mësohet se presidenti Trump ka urdhëruar sulme masive ushtarake kundër Sirisë, në përgjigjë të përdorimit të armëve kimike, nga ana e regjimit të Assad-it.

Burime ushtarake siriane kanë konfirmuar se sulmi ajror amerikan ka sjellë humbje në radhët e tyre, ndërsa zyrtarët lokalë kanë konfirmuar se ka disa të vdekur, por ende nuk kemi një bilanc të parë të këtij sulmi.

Mësohet se SHBA-ja ka vënë në dijeni edhe Rusinë për nisjen e kësaj ofensive, ndërkohë që Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, hodhi edhe akuza ndaj tyre. 

“Rusia ka dështuar në përgjegjësinë e saj për të menaxhuar situatën në Siri. Sulmi ynë ndaj Sirisë tregon vendosmërinë e presidentit Donald Trump për të ndërhyrë, kur vendet e kalojnë ‘vijën e kuqe”, tha Tillerson në një konferencë për shtyp, pak minuta pas ofensivës ajrore mbi Siri.  

Për këtë ofensivë ka reaguar edhe televizioni kombëtar sirian, duke i cilësuar sulmet e SHBA-ve, si një akt agresioni. 

Kjo lëvizje e SHBA-ve ishte paralajmëruar gjatë ditës së enjte, nga ana e presidentit Donald Trump, në bisedën me disa antarë të Kongresit. 

“Kjo nuk duhet të ndodhte. Kjo nuk duhet lejuar të ndodhë”, u shpreh Trump, kur denoncoi atë që ai e quajti “krim skandaloz”, sulmin me armë kimike në Siri.

Ende nuk dihet nëse sulmi amerikan mbi siri do të përshkallëzohet, apo Trump do të mjaftohet vetëm me dërgimin e këtij sinjali ndaj Assad-it. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: armet kimikelufta ne sirishbaSiri
Pas

MOTI 04/07/2017

Para

Tillerson rrëfen prapaskenat e vendimit për sulmin në Siri, ç’u tha për Rusinë

Para
Tillerson rrëfen prapaskenat e vendimit për sulmin në Siri, ç’u tha për Rusinë

Tillerson rrëfen prapaskenat e vendimit për sulmin në Siri, ç’u tha për Rusinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha për largimin e Deromemajt: “Investimin e ka pasur në PD, vlerësimin nga partia e krimit e ka zgjedhje e tij”

Plagosi dje me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë

Berisha paralajmëron zbulimin e skemave të blerjes së votave me certifikata pronësie dhe leje ndërtimi

Berisha denoncon: 6 mijë leje legalizimi përdoren për blerje votash, farsa elektorale në 11 maj

Izraeli shpall organizatë terroriste Bankën Qendrore të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ende nuk e ka pranuar armëpushimin

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.