Ka nisur protesta e opozitës në Shkodër. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos një i katërt, opozita dhe qytetarët e Shkodrës janë ngritur në protestë-marshim.
Me parrullën “Qyteterimi asht ma i fortë se krimi po na vrasin, duhet reagimi?”, dhjetëra qytetar i janë bashkuar thirrjes së opozitës.
Kësaj proteste i janë bashkuar deputetë e zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë reagimin e qeverisë, pas ngjarjes kriminale.