Asambleja Kombëtare e PS ka nisur në amfiteatrin e Tiranës dhe i pari që mban fjalën është kryetari i Partisë dhe kryeministri Edi Rama. Ai falenderoi Taulant Ballën për takimin në qiell të hapur si dhe i bëri thirrje deputetëve që të mos thënë se janë kënaqur me pak ndërsa theksoi që duhet të marrin mandatin e tretë dhe të fitojnë zgjedhjet e 25 Prillit.
Rama: Edhe duke respektuar kushtet e imponuara nga kjo situatë e jashtëzakonshme, falenderoj sekretarin e përgjithshëm që organizoi këtë mbledhje në qiell të hapur dhe që bëri të mundur që të mos mungojë as dielli sot këtu duke na krijuar mundësinë të nisim fazën e fundit të këtij mandate dhe njëkohësisht edhe fazën finale të përpjekjes për të marrë mandatin tjetër.
Besoj që është e rëndësishme të keni parasysh nga vijmë për të bërë të mundur të dijmë se ku mund të shkojmë dhe u bënë 7 vjet nga dita ku ne morëm detyrën, mund të thuhet me plot gojën se jemi në kushtet kur e keqja më e madhe është harruar ose duhet kujtuar dhe rikujtuar sepse dita ku ne nisëm këtë rrugëtim nuk ka asnjë të ngjashme në raport me punët e vendit, me ditën ku jemi sot, por në të njëjtën kohë sic e keqja nuk harrohet shpejt, e mira nuk ka fund.
Duhet të mbajmë parasysh se teksa numërojmë ato që kemi bërë, të mos ia themi vetes dhe të mos lëmë përshtypjen tek të tjerët se jemi të kënaqur me sa kemi bërë. Kur kthejmë kokën pas, është e vështirë të zgjedhësh se cfarë të kujtosh më parë në raport me sa shumë na është dashur të bëjmë.
Mandate i parë ishte përpjekja për të ndaluar një hemorragji të rrezikshme në raport me vetë financat e vendit ku ne jemi ulur në detyrë dhe kemi parë në tryezë të dhënat reale të vendit për të qenë në sfidën e madhe të financimit pa pasur nevojë që të ulim rrogat e pensionet. I kujtoj bisedat me FMN që refuzonte idenë tonë se do të kompensojmë boshllëkun e atëhershëm me një reformë shumë aggresive. Nuk e harroj kur përfaqësuesit e FMN thanë që e kemi dëgjuar nga kryeministrit e mëparshëm, por e dimë që kjo formë nuk bëhet.
7 më parë mbanin radhën në shi për të paguar fatura afrofe të energjisë eletrike të cilat i paguanin për vete dhe për gjysmën e dynjasë që nuk dënjonte të paguante. Tashmë prej vitesh nuk ka më radha për fatura afrofe. Pa llogaritur transformimin e vazdueshëm të sektorit qysh nga koha e elktrifikimit të vendit. Nuk ka mjaftuar koha dhe kjo është arsye se pse ne duhet të marrim mandatin e tretë.
Mandatin e dytë pasi ndaluam me sukses hemoragjinë pasi rivumë rregull në financat e vendit pasi u dhamë njerëzve të zakonshëm të këtij vendi disa instrumenta më shumë për jetën e tyre të përditshme. Na është dashur të përballemi edhe me probleme të krijuar për të na rënë ndesh edhe me probleme që i ranë në kokë Shqipërisë dhe popullit shqiptar jashtë vullnetit të njerëzve, qoftë tërmeti dhe qoftë virusi.
Ne sot kur jemi në përfundim të këtij mandati të dytë, që siç thash është mandat i forcimit të trupit dhe ecjes pas një paralize ku ne e nisëm këtë përpjekje arrijmë të rrisim pagat. Nuk më rezulton që dikush rreth rrotull nesh e ka bërë këtë të rrisim pagat për mjekët dhe mësuesit sepse e meritojnë patjetër, por sepse e konsiderojmë të domosdoshme. Dy kategori të gjëra në shoqërinë tonë që janë në dy fronte të vështira për shkak të përballjes që ndodhet vendit por edhe gjithë bota.
As i prekëm rrogat dhe pensionet kur morëm detyrën, i ulëm taksat për 97% të shqiptarëve dhe as mendojnë se këto mjaftojmë për të quajtur të mbyllur punën tonë. Këto janë arsye pse ne na duhet një mandat i tretë jo për vetë por për Shqipërinë. Që Shqipëria të kalojë nga ecja në vrapim. Janë sot kushtet për të shpjeguar se si dhe pse. Dhe kush veç PS-së, mund ta çojë Shqipërinë në një nivel më të shpejtë. Ne jemi e vetmja më e mirë që ka në politikën shqiptare. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se potenciali është për shumë më tepër besnikëri ndaj vlerave ndaj atyre që meritojnë më shumë dhe në aspektin e pëfaqësimit dhe bindjes ndaj shqiptarëve që me shumicë e votojnë dhe do të votojnë PS-në.