Ka nisur mbledhja deputetëve të PD, e thirrur nga Gazment Bardhi. Ky i fundit, në nisje të fjalës së tij ka thënë se deputetët Jorida Tabaku, Lefter Gështenja, Petrit Doda dhe Ilda Dhori, nuk janë të pranishëm, pasi ndodhen jashtë vendit por do marrin pjese online.
Sakaq ftesës për mbledhje iu përgjigjën pozitivisht deputetët që janë në krah të Berishës.
Sakaq Bardhi tha se ndasite ndasitë në qëndrime, nuk duhet të largojnë fokusin nga përgjegjësia që kanë ndaj qytetarëve dhe demokrateve.
“Masakra zgjedhore dhe mënyra se si Rama organizon zgjedhjet, jo të gjitha fenomenet kriminale të krijuara prej tij, nuk zgjidhen me reformën zgjedhore.
Çdo ditë kjo qeveri prodhon nga një skandal. Duhen ngritur komisione hetimore.
Ky është takimi i parë që pas zgjedhjeve të 25 prillit, duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë.
Të ndërtojmë axhendë të përbashkët parlamentare që gjejmë zgjidhje për probleme që duken në qëndrime të kundërta.
Ndasitë në qëndrime veçanërisht për çështje të ndryshme, veçanërisht brenda PD nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve dhe demokratëve“- u shpreh Bardhi.
Discussion about this post