Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PD-së, ku ka përcjellë një mesazh për të gjithë deputetët e rinj.
“Ne do denoncojmë kundër keqqeverisje dhe korrupsionit. Mbi të gjitha ne do jemi alternativë e njerëzve. Shqiptarët e thjeshtë sot janë më të braktisur se kurrë nga politika dhe elita e vendit.
Opozita do shërbejë si një instrument ndryshimi. Opozita jonë nuk do të jetë e lehtë. Sistemi politik nuk i lejon opozitës asnjë pushtet.
Deputetëve të rinj dua t’u uroj një punë të mbarë, mirësevini në botën e ashpër të politikës shqiptare. Do ju sulmojnë dhe do ju fyejnë, por ju duhet të ruani dinjitetin e njeriut. Puna juaj do shpërblehet me mirënjohje. Ju jeni njerëzit me përgjegjësinë më të madhe në PD, ju uroj ta përmbushni me nder detyrën tuaj.”, është shprehur Basha. (D.D/Shuplaka)