14:08 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis mbledhja e KLP-së, i hapet rruga zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

10:15 | 19/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm, kreu i KLP-së njofton datën

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku është hapur gara për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm.

“Do bëhet miratimi i rregullores ‘Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm’,thuhet në axhendën e publikuar nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndërkohë, hapja e garës ishte paralajmëruar më herët nga drejtuesi i KLP-së, Gent Ibrahimi, i cili është shprehur se në fillim të muajit qershor, do bëhet e mundur emërimi i Kryeprokurorit me mandat 7-vjeçar.

Po kush janë kriteret për të përzgjedhur kryeprokurorin e ri:

Disa nga kriteret që duhet të plotësohen nga kandidatët për Prokurorë të Përgjithshëm janë: të kalojnë me sukses verifikimin e plotë të pasurisë dhe figurës së tyre, të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990.

Të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të asnjë shërbimi sekret. Të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale dhe të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi. Sipas ligjit, Këshilli do të rendisë tre kandidatët që plotësojnë kriteret dhe më pas do të dërgohen në Kuvend për votim.

Gjithashtu, KLP do vlerësojë edhe rezultatet e vlerësimit profesional të kandidatit në fushën e drejtësisë penale, integritetin moral dhe profesional, si dhe aftësitë organizative dhe drejtuese. Në rastet kur kandidatët kanë të njëjtën meritë, vlerësohet vjetërsia në ushtrimin e profesionit dhe eksperienca profesionale.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: KLPmbledhja e klpprokurori i ri
Pas

”Ke mallkimin e babit që vrave, o fisq*r”, profili i Jurgen Kurtit masakrohet me komente. Të afërmit…

Para

Tentuan të grabisnin postën, në kërkim autorët

Para
Tentuan të grabisnin postën, në kërkim autorët

Tentuan të grabisnin postën, në kërkim autorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

Tiranë/ Arrestime dhe procedime penale për një sërë veprash penale

Goditja ndaj opozitës në Turqi: Arrestohen tre kryetarë të tjerë bashkie nga CHP

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje bizneseve për lirim të hapësirave publike

Gjirokastër/Finalizohen brenda 24 orëve dy operacione policore, në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit

“Fisnike dhe model për mua”, Zegjine Çaushi falënderon Maldrita Bardhon për hapin e guximshëm

Aksident në Vlorë, turistja e moshuar përplaset nga makina te vijat e bardha, përfundon në spital në gjendje të rëndë

EMRI/ Mbante armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

Gaforrja blu po shkatërron sektorin e peshkimit në lagunën e Karavastasë, peshkatarët: Kapim vetëm 20% peshk, 80% janë gaforre

U dogjën në Lamborghini pas aksidentit tragjik! I jepet sot lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij! Bashkëshortja e futbollistit, zemërthyer në funeral

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.