Ka nisur në KQZ mbledhja e sotme ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit të dy deputetëve. Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi akuzohen se kanë shkelur ligjin e dekriminalizimit.
Deputeti i LSI-së, Rehovica, ka vendosur që të jetë në mbledhje, ku do të bëhet dhe ballafaqimi i fakteve, ndërsa Rakipi përfaqësohet vetëm nga avokatët e tij Sollaku dhe Dono.
Po ashtu, KQZ do të shqyrtojë fatin e funksionarëve publikë, Eduard Kapri, kryebashkiak i Pogradecit, Mhill Fufi, ish-deputet dhe Omer Mano, ish-deputet.
Në rendin e ditës, konkretisht është shqyrtimi i projekt vendimeve:
- Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
- Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
- Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
- Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
- Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
(E.K/FAXWEB)