Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen ku do të zëvendësohen mandatet e dy deoutetëve tashmë pa mandate Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.
Të dy deputetët janë pjesë e qarkut të Vlorës. Mandatin e Shkëlqim Selamit e merr Flamur Rrapo Çelaj. Ndërkohë mandatin e Dashamir Tahirit e ka marrë Edmond Skënder Zejno. Votimi për mandatin e tyre ishte unanim nga anëtarët e KQZ-së.
KQZ njofton se ka bërë verifikimin e dokumenteve dhe formularëve të dekriminalizimit për të dy kandidatët.
Nga ana tjetër të dy deputetët që u është hequ mandati Tahiri dhe Selami e kanë ankimuar vendimin e KQZ-së në Kolegj dhe Gjykatën Administrative. (E.K/SHUPLAKA)