Ka nisur në ambjentet ne e Selisë së PS-së mbledhja e kryesisë. Kryeministri Rama është parë të mbërrijë, e pas tij kanë mbërritur dhe zyrtarë të tjerë rozë.
Në këtë takim Rama do të informojë deputetët socialistë në lidhje me marrëveshjen që është diskutuar me liderin demokrat Lulzim Basha.
Njoftimi për mbledhjen e Kryesisë u bë gjatë kohës që Rama vijonte takimin prej 4 orësh me kryetarin e PD në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në prani edhe të stafeve të tyre, për materializimin e marrëveshjes së dakordësuar “McAllister”.
Ajo që është thënë deri më tani është se data e mundshme e zgjedhjeve do të jetë 25 Qershori, edhe pse ende e pakonfirmuar zyrtarisht nga palët. (E.K/SHUPLAKA)