Sapo ka nisur mbledhja e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), nismëtar për të cilën ka qenë Pjerin Ndreu i cili e ka organizuar këtë mbledhje për të shkarkuar Voltana Ademin nga psoti i kryetares së këtij institucioni.
Ky veprim vjen në disa ditë përpara se të merret vendimi nga Gjykata Kushtetuese përsa i përket legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të 2019. Me shkarkimin e kryebashkiakes së Shkodrës, socialistët synojnë që më pas SHBSH të tërheqë padinë e bërë nga Ademi për rigjykimin e legjitimitetit të zgjedhjeve lokale në 2019.
Por dicka e tillë nuk do të jetë e mundur pasi Gjyakta Kushtetuese, nuk ndalon hetimet për një rast i cili konsiderohet si një çështje me interes të lartë publik. Në pamjet e mëposhtme janë kryebashkiakët socialistë të cilët mbërrijnë në seli njëri pas tjetrit. Ndërsa raportohet se Voltana Ademi nuk është e pranishme në mbledhje, nuk dihet nëse do të marrë pjesë më vonë.
Ndërsa Erion Veliaj, nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e organizuar pasi do të jetë në një takim jashtë vendit.
(B.V/Faxweb.al)