01:17 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis me debate seanca tek Komisioni i Medias, ministri Lleshaj: Pse më keni thirrur këtu?!

12:31 | 06/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis me debate seanca tek Komisioni i Medias, ministri Lleshaj: Pse më keni thirrur këtu?!

Seanca tek Komisioni Parlamentar i Edukimit dhe Medias ka nisur me debate që në mbërritjen e Sandër Lleshit i cili ka kërkuar sqarime nga anëtarët e këtij komisioni se në cilin nen janë bazuar që e kanë thirrur në Kuvend.

Ministri i Brendshëm është thirrur në seancë për të dhënë shpjegime mbi dhunën e ushtruar ndaj studentëve, të cilët janë në protesta dhe bojkot prej fillimit të dhjetorit të vitit të shkuar.

Kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi i ka kujtuar ministrit Lleshi se ai duhet të raportojë para Parlamentit, pasi ky është detyrim kushtetues duke e cilësuar pyetjen pa vend.

Sandër Lleshaj: Cilit nen të kushtetutës i jeni referuar që më keni thirrur këtu?
Albana Vokshi: Pyetjen tuaj nuk e ka bërë asnjë ministër që ka ardhur deri më sot në komision
Flamur Noka: Je i thirrur për të dhënë llogari dhe për tju përgjigjur pyetjeve tona dhe jo për të na bërë ne pyetje
Albana Vokshi: Është ministër i ri, duhet të përgjigjet jo vetem përpara kryeministrit
Albana Vokshi: Nuk duhet ta kishit bërë atë pyetje, më shqetëson fakti se nuk e keni lexuar letrën se përse keni ardhur në këtë komision
Vokshi: Ju duhet te raportoni përpara parlamentit, është detyrim kushtetues, pyetja juaj është pa vend
Lleshaj: Neni 80 i kushtetutës parashikon që ministrit i jepet 3 javë kohë
Lleshaj: Kryeministri dhe cdo anëtar i keshillit te ministrave ju përgjigjet pyetjeve brenda 3 javësh
Lleshaj: Nuk jam për interpelancë këtu
Vokshi: Nuk jeni ketu për te na treguar kushtetutën
Lleshaj: Kushtetuta më jep 3 javë kohë per tju përgjigjur pyetjeve

Ministri Lleshaj ka sqaruar se ndaj studentëve nuk është ushtruar dhunë, por është mbikëqyrur mbarëvajtja e kësaj proteste.

Në lidhje me dhunën në fakultete Lleshaj është shprehur se incidentet janë shkaktuar nga individë që donin të merrnin peng universitetet.

“Të njejtit persona i kane vënë drynin dyerve të fakulteteve

Policia ka nderhyrë në një rast në fakultetin ekonomik, ka ndërhyrë për të mos patur dhunë dhe jo që të ketë ushtruar policia dhunë. Policia ka ndërhyrë tek fakulteti ekonomik pas një kërkese”, u shpreh Lleshaj në komisionin e Edukimit dhe Medias.

Pas kërkesës së kryetares Vokshi për paraqitjen e këtij urdhri të mbështetur në ligj, ministri ka deklaruar se nuk e dispononte duke shkaktuar përplasje verbale mes tij dhe deputetëve të opozitës.

Më herët në kë komision dhanë shpjegime në lidhje me protestën studentore edhe Mynyr Koni, rektor i Universitetit të Tiranës si dhe Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë.

Etiketa: dhune studentetkomisioni mediassANDER lLESHAJ
Pas

”E fala për hatër të fëmijëve”, zbulohet dhuna e vazhdueshme e burrit ndaj viktimës në Vlorë (Rrëfimet)

Para

Lleshaj përplaset me deputeten e LSI-së: Me ty flas kur të mbarosh universitetin

Para
Lleshaj përplaset me deputeten e LSI-së: Me ty flas kur të mbarosh universitetin

Lleshaj përplaset me deputeten e LSI-së: Me ty flas kur të mbarosh universitetin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.