Është bllokuar votimi në një fshat në Korçë. Bëhet fjala për qendrën e votimit në Oshtec në Trebinjë. Kjo për shkak se 140 banorët kanë vendosur që të bojkotojnë. Rruga në këtë ka qenë problematika që ka shqetësuar qytetarët.
Nga ana tjetër kujtojmë se derimë tani nuk ka asnjë incident serioz në qendrat e votimit.
Klement Zguri kreu i KQZ-së ishte dhe personi i parë që votoi gjatë ditës së sotme. Ai u shpreh se derimë tani gjithçka ka ecur normalisht.
“E kemi thënë dhe në derklarimet e dy ditëve më parë, në një kohë rekord kemi bërë gati që vendi të jetë në zgjedhje dhe që qytetarët të votojnë të qetë.
Jemi të lehtësuar edhe për faktin se subjektet zgjedhore janë edhe më të pakta në numër se ç’kanë qenë vite më parë. Mund të jenë rreth 10 qendra votimi në Shkodër që nuk janë pajisur me materialet e votimit”, tha Zguri përpara qendrës së votimit.
(E.K/SHUPLAKA)