Ka nisur mitingu në Sheshin Nënë Tereza, i paralajmëruar më parë nga LSI, ku kryetari i kësaj force politike Petrit Vsasili ka marrë fjalën.
“Jeni të mrekullueshëm, do doja të ju përqafoja të gjithëve. Është dita jonë e madhe. Nuk kemi parëfet të tillë popullore. Popull që do çlirohet njëherë e përgjithmonë, sot është dita që kthejmë përgjigjen e madhe për një plan të madh. Plani i cili ul taksat e shqiptarëve, që i bën ata të mos punojnë më e dershin gjakun për oligarkinë gjakspirëse. Sot është dita kur qindra të rinj presin 25 qershorin për atë forcë të jashtëzakonshme.
Për një Shqipëri të mirë, që nuk qëllon, që na ofron, kjo është plani që krijon shtetin e dashur, jo atë që fut në burg, jo shtetin e drogës. Sot është dita e madhe që me planin tonë të shpallim planin e tepsisë e timonit, sot është dita për Republikën e të rinjve. Sot kemi taska të ulëta, rininë në radhë të parë. Të tjerët kanë drogë, gjoba, plehra, koncensione.
Vendi ka nevojë për autostrada zhvillimi, vetëm LSI. Në çdo ditë, çdo familje, çdo gjysh, çdo gjyshe pret një gëzim në familjen e saj. Këtë gëzim mund ta japë vetëm një forcë, është LSI.
Zgejdhjen e një shteti të pakthyeshëm . Sot është dita të ndahemi nga një shtet i tillë, zgjidhja është numri një. Nuk kemi zgjehdje tjetër, kjo është rruga që e transformon Shqipërinë, që u thotë po investimeve të huaja, nuk u mbyll derën.
Sot po marrin mesazhin e shpresës së madhe të LSI që ka një plan, të tjerët kanë tepsi. Ju dilni jashtë tepsisë, timonit, si dëshmia e një të çmenduri ku qeveris një i çmendur, të ndahemi përgjithmonë nga çmenduria. Të gjithë këtu ka një shans. Këtu në këtë kesh ka qindra mijëra shanse për të gjithë.
Shansi që i jep Shqipërisë mundësinë të jetë i lumtur. Jo të ikin e braktisin këtë vend të lumtur. Shqipërinë e kemi të bukru, askush nuk u merr Shqipërinë të rinjve. Që ua morën ca me timon, ca me tepsi. Ora nuk pret më, ora është sot, ora është 25 qershor, nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Rrugaështë 1, LSI numri 1 është Shqipëri e begatisë, për mijëra grad he vajza që meritojnë shanse të reja.
Ta kthejmë 25 qershorin ta bëjmë festën e madhe të rinisë për shansin e tyre.”, u shpreh Vasili. Vijon…(D.D/Shuplaka)
Discussion about this post