04:09 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis ndërtimi i Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, Rama, Manastirliu dhe Mogherini inspektojnë punimet nga afër

14:50 | 29/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis ndërtimi i Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, Rama, Manastirliu dhe Mogherini inspektojnë punimet nga afër

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, inspektuan sot nisjen e punimeve për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, të cilin, Kryeministri Rama e cilësoi si “simbol i fuqishëm i Shqipërisë si Europa e Ballkanit”.

Kolegji i Europës, një nga institucionet më të njohura për studime pasuniversitare në çështjet evropiane, me kampuse në Bruges të Belgjikës dhe Natolin të Polonisë, me ngritjen e kampusit në Tiranë i jep një tjetër dimension arsimit të lartë në Shqipëri, si i vetmi vend në rajon që është në hartën e këtij institucioni arsimor.

Kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të ofrojë një hapësirë moderne e multifunksionale për studentët që do të vijnë nga e gjithë Europa për të jetuar dhe studiuar në Tiranë.

Përtej funksionit të tij akademik, kampusi pritet të shndërrohet në një qendër të re për komunitetin studentor, duke ofruar hapësira të dedikuara për aktivitete kulturore, sociale dhe shkencore. Ky projekt do të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e arsimit në Shqipëri. Gjatë inspektimit u theksua rëndësia e këtij projekti për rritjen e profilit të Shqipërisë si një vend i integruar në rrjetin evropian të arsimit dhe kulturës që do të shërbejë dhe si një urë lidhëse me rrjetet akademike mes Shqipërisë dhe Evropës.

Pas

Zbulohet vendi nga ku u qëllua biznesmeni Eduart Reçi. Oficeri i policisë hapi zjarr nga shkallët e hotelit. Ja tuneli që përdori autori për t’u larguar

Para

Kërkojnë paga dhe shërbime më të mira, mijëra punëtorë marshojnë në të gjithë Italinë

Para
Kërkojnë paga dhe shërbime më të mira, mijëra punëtorë marshojnë në të gjithë Italinë

Kërkojnë paga dhe shërbime më të mira, mijëra punëtorë marshojnë në të gjithë Italinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.