India ka filluar të ndërtojë atë që do të jetë statuja më e madhe në botë.
Ajo do të përfaqësojë një kryetar hindu të shekullit të 17-të, vlera e të cilës arrin në disa milionë dollarë dhe ka ngjallur shumë kritika dhe një peticion.
Kryeministri indian, Narendra Modi vendosi gurin e parë të statujës së Chhatrapati Shivaji, që do të ndërtohet në një zonë pranë brigjeve perëndimorë të Bombeit.
Ajo do të jetë 192 metra e lartë, rreth dy herë sa Statuja e Lirisë në Nju Jork, pesë herë sa ajo e Krishtit në Rio dhe do tejkalojë Bud’hën gjigant të Tempullit të Pranverës në Kinë që me 128 metrat lartësi, mban aktualisht rekordin botëror. (MD/SHUPLAKA)