Ndeshja e shumëpritur Itali-Shqipëri sapo ka nisur në stadiumin e Palermos “Renzo Barbera”. Kjo është ndeshje mjaft e rëndësishmë pasi bëhet fjalë për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Shqipëria i ka varur të gjitha shpresat sot te skuadra kombëtare, e cila sonte do të përballet me kundërshtarë mjaft të vështirë.
Futbollisti shqiptar Cikalleshi për pak i dha golin e parë skuadrës, mirëpo topi doli jashtë porte.
FORMACIONI:
Asnjë surprizë në radhët e Kombëtares sonë, që, sikurse pritej, do të zbresë në fushën e “Renzo Barbera”-s me reshtimin 5-4-1.
Në portë konfirmohet Strakosha, me Ajetin, Veselin dhe Kukelin në qendër të prapavijës dhe Hysajn e kapitenin Agolli përkatësisht në krahun e djathtë dhe të majtë.
Dyshja e qendrës së mesfushës përbëhet nga Basha dhe Memushaj, ndërsa në krahë janë Lila në të djathtë e Roshi në të majtë. Sokol Cikalleshi i vetëm ka peshën e sulmit.
Asnjë surprizë edhe tek italianët, që reshtohen me formacionin 4-2-4: Bufon; Zapakosta, Barzalji, Bonuçi, De Shiljo; De Rosi, Verrati; Kandreva, Insinje, Imobile, Beloti.
Palermo duket se është kthyer këto ditë në ‘qytetin e shqiponjave’, pasi që nga e enjtja tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët e qytetit italian. Të veshur me fanella kuq e zi, e me flamuj, këngët shqiptare dëgjohen kudo në stadiumin e Palermos. (D.D/Shuplaka)