Ka nisur ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit gjyqi mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ish/zëvendëskryeministrit Bashkim Kopliku. Shkak i këtij fillim gjyqi është bërë një shkrim me nota negative i Koplikut ndaj Nishanit që ai botoi pak muaj më parë.
Ai e cilësonte Nishanin si pasardhës të një familje komuniste që kontribuonte në zbatimin e luftës së klasave dhe i kërkonte Nishanit që të rihapte dosjen e familjes së tij për t’i treguar popullit të vërtetën.
Kreu i Lartë i Shtetit e konsideroi shpifje për figurën e Presidentit dhe e paditi Bashkim Koplikun në gjykatë. “DurrësLajm” shkruan se Kopliku e konsideroi të pakuptimtë denononcimin e presidentit në seancën e sotme, duke theksuar se nuk kishte aspak ngjyra denigrimi.
(XH.A/SHUPLAKA)