Ka nisur sot në Durrës takimi mes kryeministrave të vendeve të Ballkanit nën prezencen e komisionerit Hahn. Një nga çështjet kryesore që pritet të jetë në fokus të takimit do të jetë dhe integrimi ekonomik mes vendeve.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.
Në takim do të marrë pjesë dhe Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk e ka konfirmuar ende pjesmarrjen në takimin e sotem.
Në mesditë, Hahn dhe Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të bëjnë të ditura vendimet në një konferencë për shtyp.
(E.K/FAXWEB.AL)