Ka përfunduar votimi për referendumin për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan në Turqi.
Tashmë ka nisur numërimi ku në 44% të votave të numëruara 59% e turqve i kanë dhënë të drejtë Erdoganit dhe 41% janë shprehur kundër tij.
“Anadolu” raporton se votimi në të gjithë vendin ka përfunduar në orën 17:00 me orën lokale.
Rreth 55 milionë votues turq në 81 provinca kishin të drejtë vote në referendumin që parashikon kompetenca shtesë për presidentin Erdogan dhe ndryshim sistemi, nga parlamentar në presidencial.
“Hurriyet” shkruan se rezultatet do të bëhen të ditura vetëm pas orës 21:00, ose më herët.
Presidenti i Turqisë i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se votimi popullor i ditës së sotme, nuk është një votim i zakonshëm tha se “Në historinë e republikës janë kryer shumë votime në lidhje me sistemin parlamentar. Kemi kryer disa votime popullore, por ky votim popullor është preferenca për transformim, për një sistemi të ri qeverisës, një ndryshim në Republikën e Turqisë. Unë shpresoj se populli do të hapë rrugën për një zhvillim shumë më të shpejtë në këtë proces ndryshimi”, raporton Anadolu Agency (AA). (M.D/ Shuplaka)