Besimtarë nga i gjithë vendi, do i drejtohen sot dhe nesër Kishës së Laçit. Për aktivitetin që do të zhvillohet në datat 12-13 qershor, Policia e Lezhës ka marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike përpara dhe gjatë zhvillimit të këtij pelegrinazhi.
Nga ora 08:00 e ditës së sotme (12.06.2017) deri në orën 00:00 të ditës së martë (13.06.2017 ora), do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:
“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”
Mësohet se do të kufizohet qarkullimi rrugor në disa segmente ku do të qarkullojnë vetëm mjetet e transportit pubik.
– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.
– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .
(XH.A/SHUPLAKA)