12:08 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, segmentet rrugore që do të bllokohen

20:46 | 11/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, segmentet rrugore që do të bllokohen

Në datën 12 Qershor nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç. Me qindra besimtarë marshojnë rrugën në këmbë, për të shkuar tek vendi i shenjtë, duke u lutur.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë në një njoftim për shtyp kan sqaruar se janë marrë  një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Në këtë mënyrë disa segmente rrugore, lëvizja e makinave do të kufizohet.

Policia e Lezhës u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të mirëkuptueshëm për këto ditë të veçanta, duke përdorur akse të tjera rrugore.

Njoftimi i plotë:

“Masat e marra nga Policia e Lezhës për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2018.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Masat e marra si më poshtë:

– Nga ora 08:00 datë 12.06.2018 – ora 24:00 datë 13.06.2018, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

” Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout ”
” Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
” Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile , zjarrëfiksja, ambulanca dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Policia e Lezhës, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin,

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.”

(E.V/Faxweb.al)

Pas

“Nuk ka rënë në sy si mik i opozitës”/ Juristi: E imagjinoni? Zëvendësi i Merkelit përmendi Lu-në me emër

Para

Meri paralajmëron: Kësaj shenje horoskopi do ti dyfishohen paratë këtë javë

Para
Meri paralajmëron: Kësaj shenje horoskopi do ti dyfishohen paratë këtë javë

Meri paralajmëron: Kësaj shenje horoskopi do ti dyfishohen paratë këtë javë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Peshkopi: 23-vjeçari plagoset me thikë pas një konflikti, shpallet në kërkim autori

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Fjalimi i Ministrit të Drejtësisë Tryeza e rrumbullakët: “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”

Altin Dumani: Rekomandimet nuk duhet të cënojnë pavarësinë e SPAK

Ish deputeti i PD Ervin Salianji mberrin ne Gjykaten Fier per shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kukës/ Procedohet 54-vjeçari që dogji bimësi në Ujmisht, ndezi zjarr për djegie shkurresh

Mallakastër, kapen në flagrancë 2 persona duke kultivuar kanabis në Visokë

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa SPIROPALI, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme

Elisa Spiropali në tryezën për integritetin e SPAK: Drejtësia nuk vjen nga humori i politikës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.