06:12 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nis pelegrinazhi në “Malin e Tomorrit”, policia e Beratit publikon masat e marra

11:16 | 18/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis pelegrinazhi në “Malin e Tomorrit”, policia e Beratit publikon masat e marra

Sot nis peliginazhi në “Malin e Tomorrit” dhe nuk janë të paktë shqiptarët që shkojnë në këtë vend të shenjtë. Policia e Shtetit ka marrë masat për sigurinë e rendit. Pelginazhi do të vazhdojë  deri në datën 22 gusht. 

DETAJE:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, bën me dije se janë të angazhuar plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.
Gjithashtu në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit, do të bashkëpunohet edhe me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat si dhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në përbërje të së cilës janë; Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë, dhe Skrapar ofron një shërbim policor, në partneritet me komunitetin dhe në përputhje me të drejtat kushtetuese, për krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të marrin pjesë në këtë pelegrinazh.
Shërbimet e policisë më të përqëndruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:
Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe,
Poliçan -Çorovodë,
Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvullohet aktiviteti i pelegrinazhit.
“Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës që qarkullojnë në gjendje të dehur apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”.
Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë që transportojnë pllaka guri nga mali në qytet, me qëllim lënien e lirë të rrugës për lëvizjen e lirë të automjeteve.
Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të transportit publik si (autobusi dhe mikrobusa) të ndalojnë qarkullimin nga aksi nacional për në Teqen e Kulmakut.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbatimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.”, -thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: "Malin e Tomorrit"masatpeligrinazhipolicia
Pas

Raporti i teknikëve, Basha: Vota u ble, ministrat u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime

Para

Nga 32 kërkesa për azil pranohet vetëm 1, STATISTIKAT e shqiptarëve

Para
Zbehet “tradita”, emigrantët ndalojnë së dërguari para tek të afërmit në Shqipëri

Nga 32 kërkesa për azil pranohet vetëm 1, STATISTIKAT e shqiptarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.