Nis përçarja e grupit të këshilltarëve Socialist të këshillit Bashkiak Vlorë. Këshilltarja Edlira Kapllanaj distancohet nga vendimi i Partisë Socialiste për mos marrjen pjesë në mbledhjet e këshillit.
Vendimi i këshillit Bashkiak për të sabotuar mbledhjen ka lënë pa kaluar fondi për ndihmën ekonomike të familjeve në nevojë, miratimin e ndihmës për pagesën e kopshtit për fëmijët e familjeve në nevojë, kreditë e buta etj.
Ndërkohë më herët ditën e sotme ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli pas vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak lidhur me sabotimin e mbledhjes mujore.
Leli tha se kjo nuk ishte diçka e drejtë pasi po e pësonin qytetarët e Vlorës vetëm për haraçin e tij dhe se në këtë mënyrë po e sakatojnë qytetin.