Ka nisur që në minutat e para me përplasje seanca e sotme në Kuvend. Ndërsa deputetja demokrate Albana Vokshi ka marrë fjalën për procedurë, drejtuesi i seancës i ka ndërprerë asaj fjalës.
Sipas Ruçit kjo ka ardhur për shkak se Vokshi nuk po fliste për temën që kishte marrë fjalën. Menjëherë pas kësaj ka ndrhyrë dhe kreu i grupit demokrat Edmond Spaho.
“Veprimi juaj nuk është në përputhje me procedurat, nuk e përcaktoni ju se çfarë është duke thënë deputetja”, u shpreh Spaho.
Pas kësaj deputetja Vokshi ka qenëdruar me insistim në foltoren e Kuvendit, ndërsa Ruçi ka ndërprerë seancën për pesë minuta, duke i dhënë disa vërejtje Vokshit.
(E.K/FAXWEB)