Nis protesta e banorëve të Astirit e cila hyn në ditën e 67 të saj ku banorët e kësaj zone kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re”, pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe diskriminon duke nxjerrë nga banesat e tyre familjarët të cilët preken nga projekti.
Ata deklarojnë se protesta e tyre do të vijojë deri në anullimin e projektit duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i mbështesin.
“Poshtë projekti! Poshtë projekti! Jo Edi Rama të vijë, por edhe 100 Edi Rama të vijnë nuk i prishin këto banesa! Skenari i 201-2019 për për Shqipërinë, është i frikshëm për ato që ka përçarë dhe jo për ne banorët e Unazës së Re. Këtu do të respektohet ligji dhe kushtetuta.Edi Rama tërhiqu nga projekti, jep dorëheqjen dhe zhduku nga Shqipëria mos ta shikojmë bojën më.”- u shpreh avokati Artan Manushaqe.
(M.Q/Faxweb.al)