Banorët e zonës së Astirit, tashmë prej 48 ditësh po vijojnë protestën në mbrojtje të banesave të tyre, të cilat do të shemben ne kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Re.
Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% në vlerën e tregut për pronat e tyre, ndërkohë që kërkojnë dhe anullimin e projektit.
Avokati Artan Manushaqe, u shpreh se Rama po kërkon që vjedhjen dhe hajdutërinë ta kthejë në ligj në favor të oligarkëve.
“Rezistenca juaj tregon se ka qyetarë e kanë fituar betëjën. Sot dhe për opinonin publik. Sot Presidenti ka kthyer ligjin mbi tatimin mbi vlerën e shtuar. E ktheu sepse tatimin mbi fitimin për koorporatat ulet nga 15% në 8%. Edi Rama vjedhjen dhe hajdutërinë do ta mbrojë me ligj në interes të oligarkëve. Prandaj themi që ka krim të organizuar. Unaza e Re i ka dhënë një mësim të mirë këtij maskarai që shumë shpejt do ti vijë fundi. Investimi strategjik është pastrim parash nga krimi i organizuar siç po bëjnë në Unazën e Re.”– u shpreh avokati Artan Manushaqe.
(M.Q/Faxweb.al)