06:26 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis protesta e opozitës, banorët e “Astirit” përplasen me policinë (Video)

09:44 | 28/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis protesta e opozitës, banorët e “Astirit” përplasen me policinë (Video)

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve të cilët do të marrin pjesë në protestën e opozitës para parlamentit ditën e sotme.

Nga raportimet në terren të gazetarëve të Fax News duket se pjesëmarrja në protestë është masive.

Pjesë e protestës së opozitës, ashtu sikurse kanë bërë me dije më herët, ditën e sotme do të jenë edhe banorët e Astirit të cilët janë pozicionuar pranë Ministrisë së Brendshme.

Pak minuta më parë ka ndodhur një përplasje midis banorëve dhe policisë, pasi që policia iu ka kërkuar të lëviznin nga hyrja e Ministrisë sepse ishin në pritje të një delegacioni të huaj, ku sipas burimeve bëhet me dije se do të jetë një delegacion holandez.

Pjesë e protestës së sotme në krahë të banorve të Astirit është ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu dhe ish deputetja Albana Vokshi. Gjendja është tensionuar, pasi banorët e revoltuar i janë afruar perimetrit të rrethuar nga uniformat blu, duke tentuar të kalojnë rrethin e formuar nga efektivët e policisë.

Në një intervistë për Fax News,  Balliu është shprehur se: “Kjo është skema e rradhës e Ramës për të justifikuar vijimësinë e shoqërimeve të banorëve. Këta banorë janë të identifikuar, dhe mjafton edhe një fërkim i vogël i tyre që të fillojnë shoqërimet.

Ardhja e delegacionit është justifikim, le të vijë delegacioni ne nuk e kemi bllokuar kalimin. Kjo është një pikë grumbullimi, nëse kalojnë këtej është kundravajtje.

Protestat tona do të vijojnë, ne nuk na tremb as gazi as dhuna e Ministrit të Brendshëm.”

Sot në Kuvend nga ana tjetër do të marrin mandatin dhe tre ‘’tradhëtarë” nga listat e PD-së dhe LSI-së: Adriatik Alimadhi, që është kreu i Ballit Kombëtar, dhe njëherësh aleat i Bashës, Arben Elezi që do të marrë mandatin e Edmond Spahos në qarkun e Elbasanit, dhe Ambra Borova e LSI-së, që do të marrë vendin e lënë në Kuvend nga Agron Çela në Shkodër.

Me tre prurjet e reja në Kuvend, numri i deputetëve që do të ulen në sallë janë 99. Nga opozita e re, vendet më të shumta i ka zënë LSI me 11 deputetë, si dhe Lefter Koka, ndërsa nga PD janë 6 deputetë të rinj, dhe dy përfaqësuesit që nuk lanë mandatin Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Etiketa: astiribanoret e ASTIRITprotesta e opozitestensione
Pas

Jonida Shehu surprizohet live në emision: Shpresoj mos të bëhet xheloz bashkëshorti yt

Para

Video/ ‘’O buzëqumësht!”, Peza përplaset me Bardhin: Çfarë ke me poshtëbrezin tim, lëre rehat!

Para
Video/ ‘’O buzëqumësht!”, Peza përplaset me Bardhin: Çfarë ke me poshtëbrezin tim, lëre rehat!

Video/ ‘’O buzëqumësht!”, Peza përplaset me Bardhin: Çfarë ke me poshtëbrezin tim, lëre rehat!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.