Ka nisur protesta e studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit me të cilën demostrojnë pakënaqësitë e tyre ndaj premtimeve të qeverisë të cilat sipas tyre nuk janë mbajtur.
Studentët u shprehën në migrofonin e Fax Neës se nuk ujanë mbajtur shumica e premtimeve të qeverisë dhe kryeministrit Rama tqë bëra në kuadër të të ashtuquajturit “Pakti për Universitetin”.
Studentët I kanë nisur protestat e tyre që prej Dhjetorit të vitit të kaluar dhe fillimisht ato zgjatën për reth dy muaj pasi u ndërprenë pas propozimit të paktit nga ana e Ramës.
Ata janë rikthyer në rrugë duke treguar se shumica e kërkesave të tyre nuk janë plotësuar si dhe kanë bërë thirrje për pjesmarrje masive të të rinjve.
Ndërkohë në murin rrethues të godinës së ministrisë janë vendosur pankarta ku janë shkruajtur kërkesat e tyre si dhe mesazhe për politikën dhe qeverinë. Gjithashtu studentët kanë hedhur në drejtim të godinës shtetërore edhe flakadanë, shishe plastike dhe parulla në shenjë revolte ndaj premtimeve të pambajtura ku janë thyer edhe disa xhama të institucionit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)