Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e studentëve para kryeministrisë. Studentët tashmë në ditën e 11-të të protestës së tyre kanë kërkuar që t’u bashkohen edhe qytetarët shqiptarë.
Ata I kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre dhe kanë mohuar përsëri kërkesën e kryeministrit për dialog.
Studentëve u janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re. Banorët e Unazës kanë hequr jelekët fosforeshentë dhe më pas u janë bashkuar studentëve të cilët i kanë mirëpritur. Banorët e Astirit janë shprehur se mbështesin kauzën e studentëve.
Duke iu referuar deklaratës së Ramës sse ata mund të qëndrojnë edhe 10 vitë para kryeministrisë, studentët i kthyen përgjigje se për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre nuk do u duhet të qëndrojnë shumë gjatë.
“Zoti kryeministër ti na ke thënë se qëndroni edhe 10 vite po deshët, por jam i sigurtë se nuk do na duhet shumë dhe ti do t’i plotësosh kërkesat tona”, u shpreh njëri nga studentët, ndërsa të tjerët shpërthyen në ovacione.
(B.H/Faxweb)