Ka filluar protesta e thirrur nga Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit dher opozita para Bashkisë Tirane.
Protestat vazhdojnë për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”. Duke nisur nga fakti se çdo protestë ka sjellë trazira dhe përplasje mes protestuesve dhe policëve, ku nuk kanë munguar flakadanët e molotovi, policia është në gatishmëri të plotë dhe e përgatitur për çdo rast.
Protestat organizohen pas arrestimit në fund të muajit mars të këtij viti të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Refuzimi për deklarimin, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive”.