Banorët e zonës së “Astirit” kanë filuar për të 19 ditë protestën e tyre, në kundërshtim të prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, pa u dëmshpërblyer në masë 100%.
Ndërkohë që protesta ka rinisur, forca të shumëta të policisë janë bërë gardh për të mos lënë kalimin e tyre në rrugë.
Banorët janë përballur me kundërshtinë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët nuk i lejojnë ata që të zënë rrugën, ndërsa banorët me thirrjet “Turp, Turp”, janë përplasur me efektivët në tentativë për të vijuar protestën e tyre si herët e tjera. Kësaj protesti i është bashkuar edhe kryetari i PArtisë Demokratike, i cili ka sulmuar kryeministrin Rama, ndërsa është shprehur se ai do të paguajë për protestuesit e lënduar ashtu edhe për efektivët e plagosur gjatë protestës.
(B.B/ Faxweb.al)