Sapo ka përfunduar protesta e banorëve të Unazës së Re, ku në mbështetje të tyre ishin prezent më shumë qytetarë se zakonisht, kanë nisur edhe arrestimet nga ana e Policisë ku sipas burimeve përveç disa prej banorëve paraprakisht thuhet se është shoqëruar edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.
Balliu është njëri prej përfaqësueve të opozitës i cili nuk ka munguar asnjë ditë në protestën e organizuar dhe zhvilluar rutinë prej pothuajse një viti nga banorët e Unazë së Re, ndërkohë që ky nuk do të ishte rasti i parë kur ai shoqërohet në Komisariat.
Fax News ka fiksuar momentin e arrestimit të njërit prej banorëve emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa sipas dëshmitarëve arrestimet janë bërë në zonat e vaçuara dhe ku mungon ndriçimi.
Personi në fjalë është futur me forcë në makinën e Policisë nga persona civil të cilët e kanë rrethuar dhe futur me dhunë në mjetin e policisë (lexo ketu)
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/515256349050684/
(F.GJ/FAXWEB.AL)