Pavarësisht se socialistët fituan mandatin e tyre të tretë qeverisës, në institucione kanë nisur ndryshimet e para në radhët e drejtuesve. Kështu, pas ndryshimit të drejtorit të Kadastrës në Pogradec, i lajmëruar gjatë ditës së djeshme, radha i ka ardhur një tjetër qyteti, Durrësit.
Nisin ndryshimet e drejtuesve të institucioneve lokale. Largohet drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit.
Mësohet se Rezart Elmazi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Kadastrës, ndërsa është komanduar përkohësisht në këtë detyrë Viola Hima, e deleguar nga ASHK në qendër.
Viola Hima, ka qenë zëvendësdrejtore dhe drejtore e komanduar më herët edhe në kadastrën e Vlorës, disa muaj më parë.
Gjatë ditës së djeshme u njoftua se Genti Mahmutaj, drejtori i komanduar i Kadastrës së Pogradecit është larguar nga aty dhe është sjellë në Tiranë.
Ai kishte rreth një vit që ishte komanduar në Pogradec, në detyrën e drejtimit të Kadastrës së këtij qyteti, ndërsa tashmë është transferuar në Tiranë.
Vendin e tij në Pogradec do ta marrë Ela Toçka. Ajo gjithashtu është e komanduar në krye të Kadastrës së Pogradecit.
(E.K/Faxweb.al)