Tensione të forta në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku dhjetra punonjës policie kanë blinduar zonën që në orët e para të mëngjesit, ku do të prishen 3 banesa.
Policia ka ndërhyrë me forcë edhe brenda banesave, duke nxjerrë prej aty disa qytetarë, përfshirë fëmijë.
Ndërkohë që kanë nisur shoqërimet e para në radhët e banorëve.
Edhe pse shembja e banesave ishte parashikuar që të niste rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, puna në terren ka nisur shumë më herët se orari zyrtar.
Ndërhyrja është bërë që në orën 03:00 të mëngjesit, duke fikur fillimisht energjinë elektrike.
Gazetarja e Fax News Jonida Omeri, raporton se zona është rrethuar nga forca të shumta policie, të cilat nuk lejojnë as mediat që të futen në zonë.
Në mënyrë të paprecedentë Policia Bashkiake ka shoqëruar operatorin e Fax News që ishte futur brenda kordonit policor për të transmetuar shqetësimin e banorve.
Edhe pse operatori ka qenë lehtësisht i identifikueshëm, që ka qenë punonjës i medias në krye të detyrës, kjo nuk i ka penguar punonjësit e policisë bashkiake, që ta tërheqin atë, dhe ta pengojnë gjatë kryerjes së detyrës, në informimin e qytetarëve.
Të paktën 3 efektivë të policisë bashkiake kanë tërhequr operatorin, dhe e kanë shtyrë.
Gjatë ditës së sotme është parashikuar shembja e 3 banesave, dhe më pas procesi do të vijojë edhe me godina të tjera në ditët në vijim.