Avokati Sevin Serjani ishte i ftuar në emisionin e gazetarit Albi Rakipi në Fax News, ku analizoi situatën aktuale parlamentare dhe përplasjet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas tij, përballja mes brezit të vjetër dhe atij të ri në politikë nuk sjell asnjë risi për qytetarët shqiptarë, pasi të dyja palët nuk përfaqësojnë asgjë të re në përmbajtje. “Figurat ndërrrohen, por thelbi mbetet i njëjtë – mungesa e vizionit dhe e përgjegjësisë ndaj publikut,” u shpreh Serjani.
Ai theksoi gjithashtu se qytetarët janë lodhur nga përplasjet boshe dhe retorika pa rezultate konkrete, ndërsa kërkoi një alternativë të re që të sjellë vërtet ndryshim në politikën shqiptare.