09:20 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nis rindërtimi i “Rrugës së Dibrës”, Veliaj ka një kërkesë për banorët e zonës

13:24 | 19/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis rindërtimi i “Rrugës së Dibrës”, Veliaj ka një kërkesë për banorët e zonës

Bashkia e Tiranës po rindërton Rrugën e “Dibrës”, segmentin nga “Farmacia 10” deri në Kinostudio, në mënyrë që ajo të jetë e përshtatshme dhe për udhëtimin me bicikletë.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nisjen e punimeve për pasjen e një rruge me standarde, me gjelbërim dhe korsi të dedikuar për biçikletat.

“Kjo është hera e katërt që vijmë në Njësinë 4 dhe ashtu siç u premtuam qytetarëve gjatë fushatës, puna nuk do të ndalet as gjatë pushimeve të verës. Kësaj here vijmë për një projekt madhor, për një nga arteriet kryesore të qytetit, e njohur si Rruga e Dibrës, e cila do të jetë edhe hyrja e Tiranës nga Rruga e Arbrit.

Bashkia po ndërton Rrugën e Dibrës, si pjesë urbane, kurse qeveria do të bëjë Rrugën e Arbrit, nga kthesa e Tufinës deri në Peshkopi. Pra, po përgatisim një hyrje dinjitoze për Tiranën, siç bëmë me Rrugën “Dritan Hoxha”, e siç po punojmë në Kombinat dhe në Rrugën e Elbasanit”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj theksoi se po punohet me ritëm të lartë në mënyrë që shumica e punimeve në këtë segment të kryhen gjatë periudhës së verës, kur qytetarët janë me pushime dhe kur Tirana ka më pak lëvizje. Ai tha se projekti i rrugës parashikon ndërtimin e një korsie të dedikuar dhe të mbrojtur për biçikletat.

 “Do të punojmë me tre turne që të sigurohemi që kjo rrugë cilësore, e cila do të ketë një korsi të dedikuar biçikletash, të mbrojtur fizikisht nga korsitë e makinave, me një ndriçim bashkëkohor dhe sigurisht me të gjitha fasadat e rregulluara, në fund të verës t’i japë kësaj lagjeje një hapësirë shumë më dinjitoze se sa hapësira që gjetëm në fillim. Besoj se ky investim do përkthehet menjëherë në një rritje të vlerës së pronës në të dyja anët e rrugës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve të zonës për të shmangur në maksimum lëvizjet me makina nga Rruga e “Dibrës”, për të mos u përballur me problematikat që sjellin punimet.

“Banorëve të Rrugës së Dibrës u kërkoj që mundësisht t’i minimizojnë lëvizjet e tyre. Nëse do kemi bashkëpunimin e tyre do të ecim edhe më shpejt, jam shpresëplotë që fundi i verës, kur njerëzit të kthehen nga pushimet, kur fëmijët të përgatiten për në shkollë, do të gjejnë në këtë lagje kushte shumë herë më të mira se sa ato që lamë pas”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur gjithashtu se brenda verës do të përfundojë edhe hyrja jugore e qytetit te Kombinati Ushqimor, ndërsa po ndërhyhet në të gjitha rrugët hyrëse në autostradë.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Erion VeliajVeliaj
Pas

Nuk ishte çështje e tij, si ia mbylli gojën gruas së sëmurë me kancer kryeministri Rama (VIDEO)

Para

Zgjedhja e Panuccit, reagon Rama: Kampion i madh në fushë

Para
Administrata Publike/ Rama numëron një më një PËRPJEKJET që ka bërë në mandatin e parë qeverisës

Zgjedhja e Panuccit, reagon Rama: Kampion i madh në fushë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

Australiani tenton të thyejë vitrinën e Gurit të Fatit në Skoci, arrestohet

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.