Vetëm pak minuta më parë ka nisur seanca dëgjimore e 3 kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga shoqëria civile.
Duhet të theksojmë që zgjedhja e anëtarit të KLP-së pritet t’i japë fund ngërçit të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me kryeprokurorin e ri.
Të treja kandidaturat janë paraqitur me një shkresë zyrtare pranë Kuvendit nga Avokati i Popullit. Seanca dëgjimore ka nisur për tre kandidatët, të cilët janë Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha.
KLP duhej të ishte ngritur që në muajin prill, por për shkak se shoqëria civile nuk kishte paraqitur asnjë kandidat, ky organ mbeti pezull. Kjo solli edhe problemin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm. pasi ky organ zgjedh Kryeprokurin e Ri. Qeveria Rama për shkak se nuk është formuar akoma KLP-ja e zgjodhi me shumicë parlamentare Arta Markun, Kryeprokuroren e Pëkohshme. (J.V/Faxweb)