22:35 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis seanca dëgjimore për Artan Lazaj, a do ta kalojë “Vettingun” (Pasuria e tij)

10:09 | 28/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis seanca dëgjimore për Artan Lazaj, a do ta kalojë “Vettingun” (Pasuria e tij)

Ka nisur seanca dëgjimore për Gjyqtarin e Tiranës  Artan Lazaj.

Ai është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.

Në dhjetor 2012, Lazaj është rikthyer sërish në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artan Lazaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Artan Lazaj zotëronte vetëm një apartament të përfituar nga ligji për privatizimet në vitin 2003, kur deklaroi për herë të parë pasurinë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e rreth 24.3 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.7 milionë lekësh për periudhën deklaruese.

Pasuria e gjyqtarit Lazaj përbëhet nga pasuri të paluajtshme në vlerën e 16.8 milionë lekëve, kursime në cash rreth 5.5 milionë lekë si dhe likuiditete në bankë në vlerën e 1.9 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Lazaj për vitet 2003-2017 kapin shifrën e 31.6 milionë lekëve. Rreth 88 për qind e të ardhurave rrjedhin nga paga dhe shpërblimet e gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij, ndërkohë që 12 për qind kanë si burim të deklaruar fitimin nga shitja e pronave dhe automjeteve.

Sipas deklaratave të pasurisë, gjyqtari Lazaj bleu një apartament në Tiranë në vitin 2004 për 55 mijë euro dhe e shiti katër vite më vonë për 90 mijë euro. Në vitin 2011, gjyqtari blen një apartament tjetër në Tiranë për 120 mijë euro me burim paratë e kursyera nga shitja e apartamentit të parë [60 mijë euro] si dhe një kredi bankare prej 4 milionë lekësh.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklarata pasurie të gjyqtarit Artan Lazaj, nga të cilat njëra rezultoi me shtesë pasurie të pambuluar me burime të deklaruara në vlerën e 2.1 milionë lekëve.

Deklarata në fjalë i përket vitit 2004, kur gjyqtari Lazaj bleu një apartament për 55 mijë euro me burim një kredi bankare prej 3.5 milionë lekësh dhe pa burime të tjera të deklaruara. Në këtë analizë, BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” vlerat e konsiderueshme të kursimeve cash të gjyqtarit Lazaj, të cilat në vitet 2008-2015 kapnin vlerën akumulative të 22.4 milionë lekëve.

Një pjesë e këtyre kursimeve u shpenzuan në vitin 2011 për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 177 m2 në Tiranë dhe në fund të vitit 2017, kursimet cash kapnin vlerën e 5.5 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik. /BIRN/

 

Etiketa: ArtanlazajVettingu
Pas

Robert Ndrenika përshëndet konsensusin mes Veliajt dhe artistëve: Përqafime, uroj që…

Para

Duhet të prisni edhe pak për të nisur pushimet, ja si parashikohet moti

Para
Duhet të prisni edhe pak për të nisur pushimet, ja si parashikohet moti

Duhet të prisni edhe pak për të nisur pushimet, ja si parashikohet moti

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.