Nis seanca gjyqësore për çështjen e Ramush Haradinaj në Francë. Gjykata e Colmarit do të shqyrtojë faktet e fletë-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Serbia.
Gjykata do të vendosë ta transferojë apo jo Haradinajn drejt Serbisë, siç është kërkuar nga kjo e fundit. Avokati i tij Aranit Koci ka thënë që çështja e ekstradimit të tij në Serbi, ka mundësi zero të realizohet.
Edhe gjatë ditës së sotme ka patur reagime mbi këtë nga Kosova dhe Shqipëria, duke e quajtur të papranueshëm ndalimin e Haradinajt. (E.K/ SHUPLAKA)