Nis seanca ndaj deputetit Ervin Salianji në Gjykatën e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm. Seanca ka nisur pa praninë e avokatit mbrojtës të Geron Xhafës.
Me nisjen e kësaj seanca i pandehuri Salianji ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri.
Ka papajtueshmëri për shkak se është shprehur në lidhje me përjashtimin e gjyqtarit Artan Gjermeni në shkallë të parë dhe më pas këtë ankim e drejtuam në gjykatën e lartë ku çështja u shqyrtua nga gjyqtari Sokol Sadushi, ky i fundit bashkëshort i Edlira Petrit, që po gjykon çështjen në apel.
Të njëjtën kërkesë, për përjashtimin e gjyqtares Petri, ka paraqitur edhe Indrit Sefa, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi. Në kërkesën e tij Sefa, është shprehur se ai është pronar i një portali, Boldnews.
Më tej ai shprehet se në disa shkrime ai ka bërë investigime me burimin e të ardhurave të Sokol Sadushit, bashkëshortit të Petrit.
Ku në këto shkrime ai pasqyron mënyrën se si Sadushi, kaloi vetingun jo si kolegët e tij, po rivlersimi i pasurisë u bë nga KLGJ. Portali i klientit tim ka bërë edhe disa shkrime të tjera në portalin e tij, ku ka mbajtur një qëndrim ndaj jush.