Denjon Bogdani, mbrojtësi ligjor i Redi Mollës: Në këtë proces ne kërkojmë të ketë gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Lidhur me akuzat, shtetasi Redi Molla akuzohet për 7 epsiode korrupsioni, 4 të kryera në bashkëpunim me Mariglen Qaton dhe 3 i vetëm. Redi Molla akuzohet se ka korruptuar veten e tij, ky ështe thelbi i akuzës sepse në 3 raste nuk ka bashkëpunuar. Redi Molla pretendohet se është pronar faktik i 5D. Ku mbështetet prokuroria te pronari faktik? Mbështetet te disa blloqe shënimesh dhe disa biseda në telefon, tek persona të tretë , jo nga vetë Redi Molla. Pronari faktik në tërësinë e tij është hipotetik. Akuza i ka të dhënat e gabuara dhe ka arritur në konkluzion te gabuar lidhur me te mbrojturin që ne përfaqësojmë. Të gjitha mesazhet që i referohet akuza, janë të vitit 2023. Në 7 episode, i fundit në të colën Molla ka qenë drejtues i entit prokurores, daton në vitin 2020. Si e lidh prokuroria të qenurit pronar në 2020? Apo në 2016 kur është krijuar Igor Electrik Vas Construcion? Dhe lidhur me akuzën e pastrimit të parave, a është e provuar që redi molla është pronar faktik? Absolutisht që jo. Ccfarë veprimesh konkrete ka patur ne fshehjen e të ardhurave? Një lidhje të drejtëpërdrejtë që të jete gjendur nga prokuroria nuk ka. Në lidhje me kërkesën për prova, ne nuk kemi sepse kemi kërkuar gjykim të shkurtuar. Në lidhje me ato që ka paraqitur organi i akuzës, 63 dëshmitarë ka renditur edhe provat shkrncore dhe kërkon qe dëshmitarët të thirren në bazë të kësaj liste. Renditja e tyre nuk është e saktë, i takon prokurorisë t’i grupojë sipas episodeve. Minimalisht prokuroria duhet të thotë pse i kerkon keto dëshmitarë? Ccfarë provojnë ata? Kjo është mangesi që akuza duhet ta plotësojë.