Ka nisur seanca për gjykimin e ish-gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Seanca për Mirin ka filluar me mungesën e tij. Ish-gjyqtari akuzohet për korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë.
Seancat e tij do të kalojnë në gjykim të shkurtuar për shkak të gjendjes shëndetësore të Mirit.
Miri vijon të jetë i shtruar në spitalin e burgut.
Ish-gjyqtarit iu gjetën 34 milionë lekë të pajustifikuara në banesë, për të cilat avokati i tij është
shprehur se janë mbledhur për kurim.
(F.G/Faxweb.al)