Seanca plenare në Kuvend nisi me 1 minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, që u nda nga jeta mesditën e 18 shtatorit.
Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali e nisi këtë seancë me një fjalim të shkurtër përpara deputetëve, në nderim të Bogdanit.
Deputetët e PD-së ishin të pranishëm vetëm në nisje të seancës dhe më pas u larguan nga salla në respekt të vendimit të bërë publik që një ditë më parë dhe që ka lidhje pikërisht me respektimin kujtimit të ish-kolegut të tyre, Bogdani.