06:24 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis sesioni parlamentar, Ruçi: U zëvendësuan shpejt deputetët që ikën, mirënjohje opozitarëve të rinj

18:38 | 02/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis sesioni parlamentar, Ruçi: U zëvendësuan shpejt deputetët që ikën, mirënjohje opozitarëve të rinj

Ditën e sotme ka nisur sesioni I ri parlamentar ku për herë të parë opozita shqiptare ndodhet jashtë sistemit pas vendimit të marrë në shkurt për djegien e mandateve.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ishte ai që hapi seancën duke mbajtur edhe një fjalim lidhur me objektivat e punës së këtij sesioni.

“Kuvendi përballoi me dinjitet sfida të jashtëzakonshme dhe unike. Demokracia liberale si asnjëherë gjatë tre dekadave u provua si demokraci kushtetuese dhe vetë konstutucionalizmi si tendencë solide e saj. Si asnjëherë në historinë e pluralizmi, Kushtetuta u rezistoi aventurave duke shpëtuar kështu sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi. Reforma në drejtësi ishte argumenti më bindës për rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë”, tha Ruçi.

NDërkohë ai vijoi më tej duke kujtuar edhe zëvendësimin e mandateve të djegura nga opozita me marrjen e detyrës nga deputetët e rinj, ku theksoi se 40 nga 58 mandate u zëvendësuan shpejt, që ndihmoi në rikthimin e normalitetit dhe legjitimitetit të Kuvendit.

“Me gjithë vështirësitë që u shkaktuan me lënien e mandateve nga opozita, kjo gjë nuk pengoi produktivitetin e Kuvendit. 40 nga 58 mandate u zëvendësuan shpejt, që ndihmoi në rikthimin e normalitetit dhe legjitimitetit të Kuvendit. Kuvendi fillon këtë sesion si funksional me kuorum kushtetues, me shumicë të kualifikuar për të miratuar cdo akt ligjor. Kjo shpreh edhe një përgjegjësi të lartë grupit opozitar, kushtetuese dhe politike për të cilën meritojnë mirënjohje. Kushtetuta u rezistoi aventurave ‘liri nën ligj’ duke shpëtuar sistemin nga kaosi. Në Kuvend do të dorëzohen shumë shpejt kandidaturat për Kushtetuesen dhe gjykatën e Lartë”, tha kryeparlamentari.

Ai foli edhe për prioritetet e qeverisë gjatë këtij sesioni si dhe marrëdhënien e saj me opozitën jashtë-parlamentare.

“Prandaj prioriteti i parë do të jetë përmbyllja e reformës zgjedhore. Do të jetë një produkt konsensual i Kuvendit duke përfshirë edhe opozitën jashtë parlamentare. Dora e shtrirë e Kuvendit nuk është mëshirë. Mbrojtja e Kushtetutës është garancia e Shqipërisë së nesërme. Reforma në drejtësi do të vijojë duke filluar me ngritjen e institucionet e reja. Gjykata Kushtetuese dhe ILD do të bëhen funksionale shumë shpejt” tha kryetari i Kuvendit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Arben Ristani del hapur kundër opozitës: Po ndjek strategjinë anti-sistem, e destinuar të dështojë

Para

Spahiu: 6 arsye morale dhe ligjore pse votimet në Kosovë nuk vidhen si në Shqipëri

Para
Protesta e fundit 2018, dhe pse dështuan të gjitha?

Spahiu: 6 arsye morale dhe ligjore pse votimet në Kosovë nuk vidhen si në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.