Ka nisur zbarzja e godinave në Qytet Studenti, për të cilat këshilli bashkiak ka vendosur dje se do të shemben, pasi kanë pësuar dëme të parikuperushme nga tërmeti.
Godina sipas akt-kontatimit është vlerësuar e pabanueshme dhe me një rrezik potencial pasi ka dëmtime në strukturë dhe për këtë arsye është vendosur që të shembej.
Ndërkohë banorët kanë nxjerrë edhe sendet e tyre me vlerë, nga banesat e tyre, ndërkohë që janë ende të paqarëtë se ku do të zhvendosen.
“Nuk e di ku do të shkoj”- ishte prononcimi i një banori për kamerën e Fax News, ndërkohë që gazetarja nuk u lejua të filmonte më tepër.
Veliaj deklaroi sot se banorët do të trajtohen me bonus qiraje si te gjitha familjet e tjera të prekura nga tërmeti, ndërsa momentalisht do të strehohen në palestrën e shkollës “Ismail Qemali”.
“Të gjithë banorët sipas kurorave familjare që kanë do t’i kalojnë prapë sot pasdite në varësi sa prej tyre, shumica më rezulton që i kanë plotësuar formularët e qirasë, do t’ju kalojmë edhe atyre qiranë si familjet e prekura nga tërmeti, pavarësisht se nuk janë pronarë të asaj godine, pavarësisht se e kanë zaptuar atë godinë, dhe pavarësisht se një pjesë e madhe as nuk paguan detyrimin minimal, ujë, drita dhe qira Qytetit Studenti. Për këto do kemi moment të reflektojmë më vonë. Por në këtë fazë për çëshje imediate, do të zhvendosen tek palestra e gjimnazit “Ismail Qemali”, për shërbimet e ditëve të para, ndërkohë që nga e hëna e në vazhdim, disa prej tyre që sot kanë filluar të gjejnë apartamente me qira, do ju paguhet edhe atyre qiraja, siç do ju paguhet të tjerëve”, tha Veliaj.