Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë telvizive për një media kosovare, e ka quajtur kreun e LDK-së tinëzak.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Isa Mustafës i cili shkruan se nuk dëshironte ta quante ashtu siç e meriton sepse është kryeministri i Shqipërisë teksa ka mohuar të ketë diskutuar me të gjatë kohës kur drejtonte Kosovën për Minishengenin.
“Kryeministri Rama në T7 më cilesoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.
Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor. IM”, shkruan Mustafa.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar replikat me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Rama konsideron se Mustafa ka rënë pre e titujve të deformuar dhe se ai se ka thënë e as se ka menduar ta quajë atë ‘tinëzak’, transmeton Indeksonline.
“Ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as se kam menduar të të quaj ‘tinëzak’! Ashtu sikurse nuk kam thënë që është folur për “minishengenin” në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë…”, ka shkruar mes tjerash Rama.
Më herët, Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar akuzat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Për Haradinajn, Rama ka thënë se nuk e merr fare si referencë për tema të mëdha, duke e lënë të kuptohet se ai nuk merr vesh nga punët e jashtme të shtetit.
“E klasifikoj si një person që nuk e marrë fare si referencë për tema të mëdha”, ka thënë ai (lexo lajmin)
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post