03:03 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët që në javën e parë, paratë mund të tërhiqen në postë ose bankë!

09:24 | 03/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët që në javën e parë, paratë mund të tërhiqen në postë ose bankë!

Nuk është pritur deri javën e dytë të dhjetorit, siç u tha, që qeveria të hapë “thesin” për pensionistët. Të hënën e kësaj jave ka nisur shpërndarja për të gjithë ata që u paraqitën në postë për të tërhequr masën e pensionit mujor, duke u dhënë edhe shpërblimin e fundvitit të dy ose trefishuar në raport me atë që kanë marrë ndër vite. Ecuria ka qenë mjaft e mirë në ditën e parë të saj, pa radhë e pritje të gjata.

Sipas të dhënave të para nga sigurimet, deri pranë mesditës, shpërblimet janë tërhequr nga rreth 20 mijë pensionistë. Nga i gjithë totali i shpërndarjes së bonusit në orët e para të ditës së hënë, 13,712 janë bonuse 15,000 lekë, për pensionet nën 20,000 lekë, nga ku përfitojnë invalidët dhe pensionet familjare ndërsa 5,854 janë bonuse 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë. Ndërkohë përfitues të bonusit do të jenë në total 724,933 pensionistët, nga të cilët 511,173 pensionistë me pension deri 20,000 lekë do të marrin këtë fundvit bonusin 15,000 lekë dhe 213,760 pensionistë me pensione mbi 20,000 lekë përfitojnë bonusin 10,000 lekë. Ndërsa theksohet që 65 763 pensionistë invalidë, 44 561 mijë pensione familjare gra e burra të ve, fëmijë jetimë do të kenë bonus të plotë 15 mijë lekë. Bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose në Banka të Nivelit të dytë deri më 30 qershor të vitit 2025.

Shpërblimin e fundvitit do ta përfitojnë personat me pension pleqërie, invaliditeti, pension familjar, social, ata me pension të parakohshëm, ish minatorët, ushtarakët, ato që janë përfitues të ndonjë trajtimi të financiar, apo me shpërblimin financiar, si veteranë të LANÇ-it etj.. Në vendim thuhet se shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2024 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Pra, së bashku me pensionin mujor, të gjithë përfituesit do të marrin edhe shpërblimin e fundvitit, i cili mund të tërhiqet deri në 30 qershor 2025 dhe më pas ai digjet.

“Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2024, ato paguhen deri në datën 30.6.2025. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2025”, thuhet në vendim.

Pagesat e shpërblimit të fundvitit do të mund të tërhiqen në të njëjtin vend ku merret edhe pensioni. Fatura e bonusit të fundvitit është përllogaritur 9.8 miliardë lekë, ku 3.6 miliardë lekë ishin të planifikuara në buxhet, 2.4 miliardë lekë janë të mbartura nga indeksimi më i ulët se vjet dhe mbi 3.7 miliardë lekë merren nga buxheti i shtetit dhe buxheti i planifikuar për sigurimet shoqërore për vitin 2024. Të gjithë pensionistët do të marrin edhe një bonus tjetër në pranverën e 2025-ës, në varësi të rritjes ekonomike, për këtë arsye vlera e këtij shpërblimi ende nuk është përcaktuar.

KATEGORITE QE MARRIN 15 MIJE LEKE BONUS

  • Personat që përfitojnë pension pleqërie, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë.
  • Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social.
  • Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës.
  • Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar.
  • Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar, si veteranë të LANÇ-it, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta.
  • Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
  • Personat që përfitojnë pension, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”.
  • Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”.
  • Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzetmijë) lekë, sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”.
  • Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë sipas nenit 5, të ligjit “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

KATEGORITE QE MARRIN 10 MIJE LEKE BONUS

  • Personat që përfitojnë pension pleqërie, me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.
  • Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”.
  • Personat që përfitojnë pension, me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë”.
  • Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit 8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.
  • Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Pas

Vrasja në Ndroq/ “E qëllova sapo e pashë”, zbardhet dëshmia e Julian Gjoshit: Alfred Dedja më shante nëpër tavolina

Para

Merrnin ryshfet 500 deri në 1500 euro për të kthyer para afatit patentat, Apeli i GJKKO-së mes vendimin për 4 punonjësit e policisë dhe 21 të pandehurit e tjerë

Para
Merrnin ryshfet 500 deri në 1500 euro për të kthyer para afatit patentat, Apeli i GJKKO-së mes vendimin për 4 punonjësit e policisë dhe 21 të pandehurit e tjerë

Merrnin ryshfet 500 deri në 1500 euro për të kthyer para afatit patentat, Apeli i GJKKO-së mes vendimin për 4 punonjësit e policisë dhe 21 të pandehurit e tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.