Gazetari Artur Çani, i ftuar në studion e Fax News ka folur për emisionin e tij investigativ që do të nisë puntatën e parë sot në orën 21:00, në ekranin e Fax News.
Çani tha se do të jetë një emision investigativ i aferave të thella qeveritare përveç se i korrupsionit të nëpunësve të ulët në raport me qytetarët – nga vetë emri ‘Ajsberg’, një mal akulli, pjesa më e madhe e të cilit është nën sipërfaqe e padukshme.
Nuk është e kollajtë që të gjesh vend për ta rifilluar. Me ftesën e Fax Neës ramë dakord për ta rinisur.
Ajsberg është një emision investigativ. Nga vetë fjala “Ajsberg” tregohet një pjesë, një mal, pjesa më e madhe e të cilit gjendet nën ujë e cila nuk duket dhe duhet të zbulohet.
Ne shohim nëpër televizion dhe godasim rëndë një polic që merr 5 mijë lekë në rrugë.
Por na duhen investigime dhe përgjime të gjata, të cilat shpesh herë nuk besohen, për të zbuluar se sa miliona lekë merr ministri i këtij policit.
Këtë mision ka Ajsberg, të zbulojë korrupsionin më thellë sesa nëpunësit e shtetit
Ajsberg do të përpiqet të tregojë të dyja anët e këtij korrupsionit. Korrupsioni nuk është vetëm tek nëpunësi i shtetit.
Nëse dëgjojmë shpesh që kryeministri Rama u jep investimet oligarkëve, ka një arsye pse ua jep këto…
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post